Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në samitin e paktit të Qyteteve të lira u shpreh se rreziqet e shfaqura në gjithë globin nuk janë të vogla.
Ajo tha se në një kohë krizash qytetet dhe komunitetet urbane janë të parët që e ndjejnë më shumë ndikimin e rreziqeve dhe sfidave. Spiropali theksoi se solidariteti urban nuk është një retorikë por domsdoshmëri etike për shoqërinë.
“Zhvillimi i vrullshëm urban dhe flukset e larta migratore që vijnë në qytete tona, mungesa apo kufizimet e burimeve, paqëndrueshmërie ekonomiko-sociale janë procese që ndërthuren me njëra-tjetrën.
Por, qytetet duke qenë targeti i parë dhe kryesor i zhvillimeve të mësipërme, janë njëkohësisht sfidanti i parë, inkubatorët e zhvillimeve ekonomiko-sociale, përballuesit e sfidave të zhvillimit dhe terreni që mbështet platformat e bashkëpunimit.
Qyteti është instrument i dorës së parë ku kryqëzohen kulturat, lulëzojnë idetë dhe konsolidohet qëndrueshmëria e zhvillimit. Pra, aty ku godet më fort problemi është edhe zgjidhja.”, tha Spiropali.