-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: 1 në 4 të rinj shqiptarë pa punë dhe shkollë, shifër alarmante

Kryesoret

Deputetja demokratike Jorida Tabaku me anë të një video në rrjetin social shprehet se të rinjtë po braktisin arsimin pasi kanë halle të tjera.

Tabaku thekson se 1 në 4 të rinj shqiptarë nga mosha 15 deri në 30 vjeç është pa punë dhe shkollë. Ajo thotë që të rinjtë largohen pasi janë rritur çmimet e qirave dhe një çift nuk mund të blejnë një shtëpi të tyrën.

“1 në 4 të rinj shqiptarë, nga mosha 15 deri në 30 vjeç, është pa punë dhe pa shkollë.

Një shifër alarmante: 25%!

Sot, të rinjtë shqiptarë po braktisin arsimin, jo sepse nuk kanë ambicie, por sepse kanë halle të tjera. Çmimet e qirave janë rritur ndjeshëm, shërbimet publike janë bërë të papërballueshme dhe përfundimi i muajit është një sfidë më vete.

Një i ri sot nuk ka mundësi të blejë një banesë. 50.000 çifte të reja janë në pamundësi për të pasur një shtëpi të tyrën. Këto janë problemet reale të rinisë shqiptare!

Por ndërkohë, ekziston edhe një tjetër realitet: të rinj që, në vend që të luftojnë për një të ardhme më të mirë, zgjedhin të thurin lavde shefit dhe përfundojnë në poste të larta, pa asnjë meritë, por vetëm falë lidhjeve dhe miqësive me përfaqësues të Partisë Socialiste.

A është kjo e drejtë?

A është ky modeli që duam të ndërtojmë për rininë shqiptare?”, shprehet Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit