Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal të struktuaruar të cilët falsifikonin dokumenete me qëllim shitjen. Gjashtë personat e arrestuar ishin nga Shqipëria dhe Kosova, si dhe i falsifikonin dokumentet me qëllim shtijen e tyre që synonin të lëviznin ilegalisht drejt shteteve që kërkojnë viza.
Policia arrestoi K. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, K. G., 57 vjeç, banues në Prizren, dhe G. L., 28 vjeç, banues në Kaçanik. Gjithashtu u arrestuan edhe K. D., 56 vjeç, L. B., 58 vjeç dhe E. D., 20 vjeçe, të tre banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 pasaporta dhe 3 karta identiteti amerikane, 2 pasaporta, 2 karta identiteti dhe 1 leje drejtimi italiane, 1 pasaportë dhe 1 leje drejtimi angleze, 1 leje drejtimi rumune dhe 1 kartë identiteti shqiptare.Së bashku me dokumentet e dyshuara të falsifikuara u sekuestruan 7 celularë dhe 1 motomjet.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.