Ambasada e Holandës në Tiranë ka njoftuar se programi MATRA do të vazhdojë të mbështesë SPAK-un në përpjekjet për forcimin e shtetit të së drejtës.
Në një postim në Facebook, ambasada theksoi se ka nisur një projekt të ri të zbatuar nga CILC, që ka si qëllim ofrimin e mbështetjes për hetimet financiare. Ky projekt synon të kontribuojë në forcimin e praktikave të deritanishme të SPAK.
Ambasada vlerësoi punën e SPAK dhe shprehu dëshirën për të forcuar më tej partneritetin me Shqipërinë, duke mbështetur projekte që janë të rëndësishme për drejtësinë në vend.