-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kakarisjet e 100 ditëve të fundit/ Salianji për Ramën: Zëvendëson realitetin me propagandë!

Kryesoret

Ervin Salianji, ish-ligjvënës dhe një nga figurat e opozitës, ka kritikuar ashpër Qeverinë e drejtuar nga Edi Rama përmes një postimi në Facebook. Ai shprehu shqetësimin për atë që e cilëson si “kakarisjet e 100 ditëshit të fundit”, duke akuzuar qeverinë për manipulim të realitetit dhe zëvendësim të tij me propagandë.

Salianji theksoi se Rama ka bërë çdo përpjekje për të fshehur dështimet e qeverisë dhe ka sulmuar mënyrën se si trajtohen pensionistët.

Ervin Salianji

Kakarisjet e 100 diteshit të fundit

Titra të egra përcjellin aktivitetet e Kryeministrit. Përveç revoltës kur sheh se ai thotë të kundërtat e asaj që bën, kur sheh përpjekjet për manipulim, të vjen ndonjëherë edhe të qeshësh.

Përshembull, paska pasur një takim për pensionistët, kur ka bërë qyfyren e radhës. U thotë atyre që janë më pak të paguarit në Ballkan e në Europë, që duhet t’ja dinë atij për nder, sepse paska pasur një komplot ndërkombëtar për t’i ulur ato pak lekë që marrin pas 40 apo më shumë viteve punë.

Po po, paska qënë sulur Banka Botërore kundër tyre, dhe Edi Rama u ka dalë para e i ka ndaluar me një “JO” të prerë.

Pas kësaj ndodhie, prindërit e gjyshërit tanë jo vetëm nuk duhet të kërkojnë më rritje pensioni, jo vetëm nuk kanë më gojë të ankohen, por duhet të ulen në gjunjë e ta falenderojnë shpëtimtarin e tyre.

Shpëtimtari që me një guxim epik, nga to të Mujit e Halilit, si Mic Sokol i vërtetë i preu kokën këtij konspiracioni të zi.

Fakt është se pas 12 viteve qeverisje të Edi Ramës, pensionistët tanë sot blejnë më pak se sa në vitin 2013. Sepse pensioni i tyre vlen më pak.

Fakt është se në gjithë Ballkanin pensionet u rriten me 20 deri në 50 përqind në vitin që lamë pas, ndërsa në republikën e autokratucit me vetëm 4.1 përqind.

E prapë, në vend se të skuqej para këtyre të dhënave turpëruese për atë e për vendin, ai del dhe tall funshpinën në mënyrë të paskrupullt.

Trajtimet e shtrenjta, luksi i biletave dhe vera e salloneve të rënda, e kanë bërë të ketë një vizion të shtrembëruar të botës. Ai nuk pranon asgjë tjetër, përveç adhurimit.

Po e zëmë se Banka Botërore paska qënë armiku i madh i Shqipërisë dhe pensionsistëve. Përse Edi Rama nuk e përmend këtë institucion kur flet për nivelin e lartë të korrupsionit, kur flet për pabarazinë, kur flet për pastrimin e parave, kur lajmëron flluskën në ndërtim. Përse nuk i thotë të gjithë të zezat që ata ka kurdisur kundër nesh.

Eshtë me gjithë mend interesante se si autokratuci i mendon njerëzit si tabula-rasa, ku ai do të mbjellë me sukses propagandën e tij të dalë boje tash 3 mandate.

Po nëse ky njeri legjendash i ka dalë përballë këtij bajlozi të zi, Bankës Botërore, dhe e ka ndaluar të shkatërrojë pensionistët tanë, që sipas Edi Ramës sot janë të lumtur falë tij, çdokush mund të ketë sot disa pyetje.

Përse Edi Rama, nuk i ka thënë “JO”, me të njëjtën kurajo bandës së Shkodrës, bandës së Durrësit, apo të gjithë bandave të vendit kur i kanë caktuar listën për deputetë, kur i kanë caktuar kryetarët e Bashkive, kur i kanë marrë tenderat e punët publike, kur kanë emëruar drejtorë policie a shefa komisariatesh.

Ky trim i çartur pse ka ulur kokën e ka thënë “PO” në këto raste.

Përse vallë, ky njeri epik, nuk u ka thënë “JO”, koncesioneve në shëndetësi, që sipas çdo auditimi e vlerësimi kanë dalë shpërdorime masive të taksave të qytetarëve.

Po inceneratorëve përse nuk u ka thënë “JO”, ky personazh mitik.

Si ka mundësi që një kurajoz si ky që i thyen dhëmbët Bankës Botërore, lejoi kanabizimin e vendit, e uli kokën para trafikantëve ndërkombëtarë, për hir të të cilëve e për interes të të cilëve ka dënuar një deputet të Opozitës, me burg, pa ligj, pa precedent, pa prova, pa akuzë.

Këto qendrime si ky i fundit, janë pallavrat e një kryeministri të dështuar që realitetin e zëvendëson me propagandë, që drejtësinë e zëvendëson më farsë, që varfërinë e mohon, që demokracinë e ka replikuar me sundim, që po bën çdo përpjekje për të mos lejuar votën e lirë, sepse e di mirë që koha e kakarisjes po soset, dhe më pak se 100 ditë kanë ndelur nga dita kur shqiptarët e tallur e të vjedhur do ta thonë fort fjalën e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit