Ditën e martë një makinë është shkrumbuar në fshatin Gllamnik të Podujevës në Kosovë.
Dyshohet se brenda makinës ka qenë një person.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Zejnullah Gashi ka thënë se makina tip Golf ishte me targa serbe.
Vetura është me targa të shtetit serb. Hetimet po vazhdojnë”, ka thënë ai.
Prokuroria Themelore e ka konfirmuar se në makinë pati mbetje të eshtrave të njeriut. Përveç policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e mjekësisë ligjore.