Zyrtarët rusë kanë konfirmuar se përgatitjet për një takim mes presidentit Vladimir Putin dhe Donald Trump janë në “fazë të avancuar.”
Takimi mund të zhvillohet gjatë këtij muaji ose në mars, sipas Leonid Slutsky, kreut të komitetit të çështjeve ndërkombëtare të Dumës së Shtetit.
Pas tre vitesh pa kontakte të nivelit të lartë mes udhëheqësve të dy shteteve, diskutimet pritet të përfshijnë çështje të rëndësishme si lufta tregtare dhe fati i Ukrainës.