-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tirana do të presë Kongresin Botëror të Ligjit, Rama: Trofe i Shqipërisë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka shpallur me krenari se Tirana do të presë Kongresin Botëror të Ligjit në vitin 2027. Ai e cilësoi këtë ngjarje si një trofe për Shqipërinë, që reflekton konsideratën ndërkombëtare të fituar nga vendi falë Reformës në Drejtësi.

Rama nënvizoi se procesi i përzgjedhjes ka qenë shumë konkurrues dhe i ngushtë, ndërsa theksoi se ky Kongres do të ofrojë mundësinë për Shqipërinë të tregojë përparimet e saj në forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Rama: Procesi i përzgjedhjes ka qenë i ngushtë dhe konkurrues. Shqipëria ka marrë pjesë me kandidatë të fortë dhe historikisht demokratikë nga kontinente të ndryshme. Kështu shprehur në letrën e presidentit të Shoqatës Botërore të Juristëve, profesor it ë drejtës Kushtetuese dhe avokat me prestigj të madh.

Duke zgjedhur Shqipërinë si vendi pritës i Kongresit Botëror të Ligjit 2027, Komuniteti Ndërkombëtar i Ligjit dëshiron të njohë demokracinë e saj të re dhe institucionet e themeluara mbi sundimin e ligjit, si garanci për dinjitetin njerëzor dhe zhvillimin për qytetarët e saj, vazhdon ai.

Kongresi do të jetë një mundësi e shkëlqyer për vendin tuaj për t’i paraqitur botës përparimet e mëdha drejt një demokracie të fortë të respektit ndaj ligjit ndërkombëtar, dhe respekti ndaj sundimit të ligjit.

E pra, ndaj për pak ne nisemi për Madrid, për njoftimin publik të zgjedhjes së kandidaturës së Shqipërisë për të mikpritur kongresit.

Gjatë këtyre kongreseve, njëherë në dy vjet, prezantohet edhe çmimi i paqes dhe i lirisë botërore, që konsiderohet nga shumë si çmimi Nobel në Ligj. E ka marrë Churchil, Mandela, apo mbreti Filipe i Spanjës.

Pra, Shqipëria 2027 do të jetë vendi i Samitit të NATO-s, i Europianit të Futbollit për të rinjtë, e tani edhe i Kongresit Botëror të Ligjeve.

Ç’të them? Kush i imagjinonte këto e plot të tjera aktivitete akoma, deri në disa vite më parë, le të ngrejë dorën. Por, lum si ne thuaj që kemi këta kuat, kuat, kuat, se do na kishin marrë mësysh kush e di se sa herë.

Kongresi Botëror i Ligjit është ndër të tjera edhe një trofe i Shqipërisë në formën e konsideratës së lartë që ka krijuar vendi ynë falë reformës në drejtësi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit