Detaje të reja janë zbuluar rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi në Lezhë, ku një 25-vjeçar u gjet i pajetë në brendësi të një makine. Sipas informacioneve të fundit, viktima ka marrë vetëm një plumb dhe nuk ka dëmtime të tjera në trup.
Makina nuk ka asnjë dëmtim nga jashtë, duke lënë të paqartë nëse ngjarja është një vrasje apo një vetëvrasje.
Autoritetet janë në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.