Një vajzë 12-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në spitalin e Durrësit, pasi dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë hemorragjia cerebrale.
Vajza, e cila ishte nga Sukthi, ka paraqitur më herët kriza epileptike dhe ka marrë mjekim në urgjencën e pediatrisë, ku ka pasur një përmirësim fillestar.
Megjithatë, pas disa orësh gjendja e saj është përkeqësuar dhe është dërguar në reanimacionin e të rriturve, por nuk ka mundur të mbijetojë.