Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një takim me aletatët e Federatës së Bashkuar. Berisha ka thekuar rëndësinë e bashkimit të të gjitha partive opozitare për të fituar zgjedhjet e 11 majit.
“Bashkimi i të gjithë potencialeve opozitare kundër Edi Ramës, kundër Rilindjes që është sot sinonim i krimit, sinonim i një regjimi që në fjalorin politik të të gjitha kohërave, ka një term ;regjimit të kakistokracisë’ që përmbledh të gjitha të këqijat që një pushtet mund ti bëjë një vendi.
Koha është për një front sa më të gjerë opozitar, ndaj edhe unë ftoj të gjithë forcat politike që e ndjejnë veten opozitë, pavarësisht nga çdo kundërshti që mund të kenë me njëri tjetrin, të bashkohen në këtë front për tu përballe me sukses me këtë të keqe që kemi përpara. Sepse ky bashkim ka rëndësi vendimtar. Ka prej tyre që kanë shumë vërejtje për këtë forcë, për PD-në.
Janë normale, por problemi është se nuk ka rrugë tjetër përveç bashkimit për tu përballë me këtë të keqe që kemi përpara. Variantet e tjera pjesëtojnë fuqinë e opozitës.”, tha Berisha.