Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka njoftuar se shpenzimet për mbrojtje nga aleatët evropianë dhe Kanadaja janë rritur me 20% në vitin 2024 krahasuar me vitin e kaluar.
Rritja e shpenzimeve është një përgjigje ndaj kërkesës së SHBA-së për të investuar më shumë në mbrojtje, veçanërisht pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në 2022.
Këto shpenzime janë rritur deri në 485 miliardë dollarë, duke arritur një total prej 700 miliardë dollarë për vitin 2024.
Rutte njoftoi gjithashtu se do të ketë një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s për të diskutuar për investime të tjera në mbrojtje.
“Po planifikoj të takoj ministrat e mbrojtjes të NATO-s, javën e ardhshme ku do të flasim për më shumë investime dhe më mirë në mbrojtje”, ka deklaruar Rutte.