-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj takim me kryebashkiakun e Brukselit: Shqipëria është një pjesë e madhe e projektit evropian

Kryesoret

Erion Veliaj priti sot në takim kryetarin e Bashkisë së Brukselit, Filip Klose në kuadër të “Paktit të Qyteteve të Lira”.

Veliaj e cilësoi Klosen si një mik të çmuar të Tiranës dhe Shqipërisë dhe e falenderoi për mbështetjen e dhënë në kohë sfidash.

“Ju jam shumë mirënjohës për miqësinë! Pas tërmetit, ju ishit i pari që erdhët këtu për të vizituar disa nga familjet e prekura. Kur ditët janë me diell, edhe punët shkëlqejnë, të gjithë janë shok e miq, por kur ditët janë të vështira dhe kur janë ato ngrysjet e situatave sfiduese, aty duken shokët e vërtetë. Je një shok, një mik i vërtetë, jo vetëm i imi, por i të gjithë shqiptarëve”, theksoi Veliaj.

Ndërsa kryebashkiaku i Brukselit verësoi marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve.

“Ju e dini që Shqipëria, në veçanti Tirana, është në zemrën time. Ne kemi bashkëpunuar për shumë vite së bashku dhe është shumë e rëndësishme sepse para së gjithash, diaspora shqiptare është kaq e madhe në vendin tim. Por, gjithashtu është e rëndësishme për mua të ndaj se, si kryeqytet i Bashkimit Evropian, unë dua gjithmonë të dëshmoj se Shqipëria është një pjesë e madhe e projektit evropian”, u shpreh ai.

Në shenjë mirënjohje Veliaj i dhuroi Klose një jelek tradicional shqiptar, duke e quajtur një simbol të afrimit të tij me kulturën dhe traditat shqiptare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit