Sali Berisha ftoi sot të gjitha partitë opozitare dhe socialistët e ndershëm të bashkoheshin në betejën për të përmbysur regjimin aktual.
Ai theksoi se fitoret e arritura deri tani kanë qenë të mundura vetëm përmes përkushtimit të jashtëzakonshëm, duke përmendur dhe fitoren e Donald Trump mbi Sorosin si një ngjarje që do të sjellë ndryshime pozitive për shqiptarët.
Sali Berisha: Tre muaj na ndajnë nga zgjedhjet, fitorja varet nga ne. Fitorja në rast se ne e bëjmë natën ditë, në rast se ne përkushtohemi, në rast se ne përkushtohemi dhe se jemi partia që bëmë të pamundurat të mundura, do të korrim një nga fitoret më të thella.
Mos harroni, se fitoret e arritura deri tani, ne ia arritëm në kushtet më të jashtëzakonshme, më ë vështira, por tani që Trump i ka prerë kokën gjarprit në Uashington, Sorosit, e kuptoni ju apo jo cfarë do të thotë kjo? Edhe de-sorozimit, flladi i tij po fryn në të gjithë botën. Ju garantoj se nuk përfiton askush më shumë se shqiptarët nga kjo.
Edhe ne kemi programin tonë të de-sorosizimit, mbivendosjen e familjes në piedestal, Shqipërinë e bëjnë shqiptarët patriotë, atdhetarë. Vazhdojmë betejën tonë në cdo derë, në cdo media për fitoren përfundimtare në 11 Maj. Të bashkohemi, PD po bën gjithçka për frotin më të gjerë opozitar.
Ftoj të gjitha partitë që i thonë vetes opozitës të bashkohen me ne kundër narko-diktaturës. Ftoj socialistët e ndershëm që i shfrytëzoi deri në palcë rilindja e Ramës; bashkohuni me ne. Programi ynë është për të gjithë shqiptarët. Programi i përmbysjes së modelit të deri tanishëm. Ftoj të gjithë elektoratin gri.