-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Protesta për vjedhjen e 50 mln eurove dhe krizën ekonomike

Kryesoret

Belind Këlliçi, drejtues i PD për Tiranën, ka theksuar arsyet pse qytetarët duhet të dalin në protestë, duke akuzuar qeverinë për vjedhje të 50 milionë eurove me tunelin e Llogarasë dhe për keqësimin e gjendjes ekonomike në vend.

Ai e cilësoi situatën si një “kambanë alarmi”, duke shtuar se Shqipëria është zbrazur dhe qytetarët duhet të kërkojnë ndryshim. Këlliçi gjithashtu theksoi propozimet e PD për pagën minimale dhe mesatare për të përmirësuar ekonominë e vendit.

“Gjendja e rënduar ekonomike, aferat korruptive, vjedhja flagrante 50 mln euro me tunelin e llogarëse e Belinda Ballukut, braktisja e vendit. Kjo është kryefjala e cdo qytetari për të dalë në protestë.

Në 12 vite Shqipëria është zbrazur dhe kjo është një kambanë e fortë alarmi.

Për mua arsyeja kryesore është arsyeja ekonomike. Cdo qytetar shqiptar sot duhet të dalë në protestë”.

“Ne kemi premtuar pagë minimale 500 euro dhe mesatare 1200 euro. Nuk ka parti politike pa gabime, edhe PD mund të ketë gabuar, por nuk ka kryer këto vjedhje të mëdha flagrante që janë bërë në kohën e qeverisjes së PS-së”, tha Kelliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit