Protesta e opozitës është paralajmëruar të mblidhet në orën 17:00, ndërsa ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, është parë duke kaluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe duke shkuar në zyrën e tij rreth orës 16:40.
I shoqëruar nga truprojat dhe i veshur civil, Hoxha ka arritur në zyrën e tij para fillimit të protestës, ndërkohë që Policia e Shtetit ka marrë masa për të siguruar rendin gjatë tubimit.