-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Votuesit e opozitës nga Diaspora pengohen për t’u regjistruar në KQZ

Kryesoret

DEKLARATË PËR MEDIA DREJTUESI I DEPARTAMENTIT TË DREJTËSISË, FRANC NURI

Dje u bë publik investigimi i emisionit “Piranjat”, nëpërmjet të cilit faktohet se votuesit potencialë të Opozitës, ndeshen me vështirësi për t’u regjistruar në aplikacionin e KQZ për Diasporën. Ndërsa votuesit potencialë të Partisë Socialiste kanë lehtësira që vijnë ndër të tjera edhe nga angazhimi maksimal, por totalisht i paligjshëm, i një makinerie të tërë të administratës shtetërore, të drejtuar nga të zgjedhurit qendrorë dhe vendorë të PS.

Media investigative me fakte dhe prova të qarta e të kuptueshme shpalosi mënyrën e organizimit të partisë-shtet në funksion të kontrollit të votës së shqiptarëve:

Sipas emisionit “Piranjat”, për regjistrimin e votuesve socialistë të cilët mund të kenë vështirësi në këtë proces regjistrimi online, kjo forcë politike nuk heziton të keqpërdorë administratën, duke filluar nga Ministrat tek Kryetarët e Bashkive të vendit, si dhe stafin e tyre, që bëjnë gati 700 KM për të shkuar deri në Athinë për të regjistruar votues potencialë.

Në këtë takim të PS në Athinë, merrte pjesë Zv/Kryeministrja Belinda Balluku, Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, kryetarët socialistë të bashkive Fier, Lushnjë, Roskovec, dhe një numër i konsiderueshëm punonjësish të administratës qendrore e vendore.

Por përtej pyetjeve legjitime, se a lejohen të përdoren makinat e shtetit në fundjavë për takime elektorale apo në funksion të fushatës politike të Partisë Socialiste në pushtet, apo se kush i ka paguar shpenzimet e këtyre takimeve në kryeqytetin grek, ajo që rezultoi edhe më skandaloze nga ky Investigim, ishte padyshim, deklarimi i një punonjëseje që pretendonte se vinte nga KQZ në atë takim të organizuar nga PS, pikërisht për të asistuar në regjistrimin e zgjedhësve nga diaspora.

Sipas pamjeve filmike, personi në fjalë deklaron se ishte “përfaqësuese e KQZ”, duke shtuar se merrte pjesë “në një projekt të KQZ”, ndërkohë që salla ishte e mbushur me militantë dhe drejtues të lartë të Partisë Socialiste.

Kujtojmë se, në rast se personi në fjalë ka deklaruar në mënyrë të rreme mbajtjen e një titulli apo funksioni publik që nuk e ka, kjo sërish përbën vepër penale të “Përvetësimi i një titulli apo detyre shtetërore” dhe dënohet deri në 2 vite burg, sipas Nenit 264 të Kodit Penal.

Akoma më keq, nëse do të rezultojë se punonjësja është e KQZ, atëherë ka patur shfrytëzim ose përdorim të punonjësve shtetërorë për takime elektorale apo qëllime zgjedhore, çka konsiderohet vepër penale dhe dënohet deri në 3 vjet burg, sipas nenit 328/a të Kodit Penal.

Por përtej këtij rasti, ajo që bie në sy është fenomeni i shëmtuar i shfrytëzimit të paligjshëm të administratës shtetërore, qoftë edhe jashtë ditëve dhe orarit zyrtar të punës, për t’i dërguar me “detyrim-përcaktim” jashtë vendit, herë për të mbushur sallat, e herë për t’u marrë me procesin e regjistrimit të emigrantëve në diasporë! Përtej shkeljeve ligjore dhe shfrytëzimit njerëzor, keqpërdorimi i administratës për qëllime të pastra elektorale dhe zgjedhore është edhe shkelje e dinjitetit të secilit individ që detyrohet t’u bindet urdhrave të paligjshëm të eprorëve të tyre.

Afërmendsh që SPAK dhe KQZ duhet të kenë nisur tashmë hetimet për këto raste me iniciativë të tyre.

Në përfundim, përfitoj nga rasti t’i bëj thirrje çdo demokrati, çdo qytetari shqiptar të pa-angazhuar politikisht, por edhe çdo socialisti që nuk duron dot më arrogancën e këtij pushteti të kalbur 12-vjeçar, që beson në lirinë e mendimit dhe dinjitetin e tij, t’i bashkohet protestës Kombëtare të Opozitës, sot në ora 17:00 në Tiranë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit