Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Bedri Hamza, ka votuar në Mitrovicë.
Hamza ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët e Kosovës të votojnë.
“Në fund sovrani vendos, qytetarët votojnë. Për mua çdo rezultat që votojnë qytetarët e Kosovës është i pranueshëm, jam optimist. Ka qenë një fushatë e gjatë, por jam i lumtur që gjatë gjithë kohës e kemi ruajtur pozitivitetin”, tha ai.