“Albin Kurti do të humbë shumë dhe nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës.” Ky është parashikimi që bën ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.
“Zgjedhjet po shkojnë mirë, procesi po duket i qetë. Ndërsa, rezultatet do të japin një ndryshim të rëndësishëm, opozita do të fitojë, që i bie që Kurti nuk i merr më ato që mori në mandatin e parë dhe procesi shkon drejt një koalicioni qeveritar…,” u shpreh ajo.
Tahiri u shprehet gjithashtu se pas mbylljes së procesit të votimit, Kosova do të ketë një qeveri koalicioni.
Sa i përket marrëdhënieve të Kosovës me aleatët ndërkombëtare, Tahiri mbështeti deklaratën e Richard Grenell, sipas të cilit, SHBA i ka prishur marrëdhëniet me qeverinë Kurti dhe jo me Kosovën.
“E para ai foli të vërtetën. Marrëdhëniet janë prish mes qeverisë Kurti dhe Amerikës. Grenell është emisar special i Trumpit. Ai sot është zyrtar i lartë. Deklaratë serioze, qeveritare nga Amerika. E kundërshtoi populizmin e Kurtit.”