Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë teksa ka mbetur vetëm pak kohë. Pjesëmarrja deri tani është e ulët.
“Të dashur qytetarë të Kosovës, sot është dita D e demokracisë. Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë.
Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë.
Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme” shkruan ai.