-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova votoi, procesi u mbyll pa incidente, tani nis numërimi

Kryesoret

Kosova votoi, tani nis numërimi. Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim – rrjet organizatash që monitoron proceset zgjedhore – tha se procesi i votimit, që nga hapja e deri në orën 17:00, ka kaluar pa ndonjë incident apo parregullsi serioze, që do ta komprometonin procesin zgjedhor.

“Sa i përket daljes së votuesve, deri në orën 17:00, ajo ishte 38.9 për qind në nivel vendi”, tha Cakolli në një konferencë për gazetarët.

Ai tha se në Prishtinë, në Ferizaj dhe në rajonin e komunave me shumicë serbe është vërejtur dalje mbi mesataren në nivel vendi.

Sa u përket parregullsive, Cakolli veçoi problemin e pasaktësisë së listës së votuesve.

“Vëzhguesit tanë kanë raportuar se mbi 70 për qind e vendvotimeve në nivel vendi, kanë pasur deri në dhjetë raste ku votuesit nuk kanë arritur ta gjejnë vendvotimin e tyre”, tha Cakolli.

“Rreth 20 për qind kanë pasur deri në 50 raste ku votuesit nuk kanë mundur të votojnë, për shkak të pasaktësisë së listës së votimit”, shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit