-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllet votimi, dalin projeksionet e para, kush i fiton zgjedhjet në Kosovë?

Kryesoret

Mbyllet votimi, dalin projeksionet e para. Lëvizja Vetëvendosje fiton 42.3 për qind të votave të qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit, sipas projeksionit të KOHËS, i cili nuk i përfshin votat nga diaspora. Përkthyer në ulëse të Kuvendit, bazuar në këtë projeksion me marzh gabimi deri në 2.54 pikë të përqindjes, kjo parti do t’i marrë 47 ulëse.

Në zgjedhjet e 2021-s, Lëvizja Vetëvendosje pati më shumë se 50 për qind të votave. Partia Demokratike e Kosovës do të mbetet partia e dytë me 21.3 për qind të votave. Sipas projeksionit, kjo parti ka marrë 23 ulëse në Kuvend.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar rritjen më të madhe nga zgjedhjet e 2021-s. Nga më pak se 13 për qind, kjo parti tani numëron 20.4 për qind të votave, bazuar në projeksionin pa diasporën. Në ulëse, sipas formulës së re të Kuvendit, kjo partia po ashtu do t’i ketë 23 ulëse.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në koalicion me Nismën Socialdemokrate dhe grupet tjera, mbetet fuqia e katërt politike në Kosovë. Kjo parti do t’i ketë 7 deputetë. Ajo i ka marrë 6.3 për qind të votave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit