Ditën e djeshme një 67-vjeçar me iniciale B.K., humbi jetën teksa po punonte dhe ra nga lartësia.
Policia e Tiranës ka arrestuar 58-vjeçarin me iniciale A.G., pasi punëtori humbi jetën në banesën e tij 4-katëshe.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 58 vjeç, pasi në banesën e tij ka humbur jetën shtetasi B. K., 67 vjeç, i cili duke punuar ka rënë nga lartësia” tha policia.