Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kandidati për kryeministër ka votuar. Pas votimit në një deklaratë për mediat Abdixhiku i ftoj të gjithë qytetarët që të marin pjesë në vendosjen e fatit të tyre për katër vitet e ardhshme të Kosovës.
“Është ditë e demokracisë dhe në këtë ditë të demokraci ftoj qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë masivisht në vendosjen e fatit të tyre për katër vjetët e ardhshme të tyre dhe Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku.
Kandidatët e tjerë për kryeministër në këto zgjedhje janë: Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.