-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë

Kryesoret

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi në një konferencë për mediat tha se Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë që në orën 7 të mëngjesit.

“Në orët e hershme dhe me kohë është shpërndarë materiali zgjedhor. Duke u mbështetur në informacionet deri tash, në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë, në 903 me gjithsej 2533 vendvotime ka filluar procesi i votimit. Përveç votimit të rregullt, siç e dini, KQZ ka caktuar 38 qendra të votimit me kusht, nga një në çdo komunë”, tha ai.
Elezi u shpreh se numri i personave me të drejtë vote është 1 970 944 votues.

“Sipas listës së votuesve, numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote është 1,970,944 votues. Numri i subjekteve politike të certifikuara është 28, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur.”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit