Zgjedhjet parlamentare po mbahen në Kosovë dhe qendrat e votimit janë të hapura nga ora 07:00 deri në 19:00.
Në qendrën e votimit në Prishtinë, e cila është përcaktuar të jetë në Fakultetin e Edukimit, procesi i votimit nuk ka nisur në orën 07:00.
Menaxheri i qendrës bëri me dije se ishin përballur me disa probleme teknike.
Ndërkohë mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës, kanë të drejtë vote.