Një 33-vjeçar, i identifikuar si Blerim Rrapaj, është plagosur me thikë në fshatin Hoshtimë të Vlorës. Incidenti ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.