-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i Veliajt, SPAK nën hetim Klotilda Bushkën: Tentoi të pengojë hetimet

Kryesoret

Prokuroria e Posacme ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Sipas Prokurorisë Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Në njoftimi zyrtar të SPAK bëhet me dije se po hetohet edhe deputetja e Partisë Socialsite Klotilda Bushka. Ndaj saj po kryen hetime si person i dyhsuar për kryerjen e veprës penale të “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

“Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases Klotilda Bushka Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Shtetit për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë”, thuhet në reagimin e SPAK.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit