Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa në fjalën e saj në Kuvend foli rreth arrestimit të Erion Veliajt.
Zhupa u shpreh se një nga një ashtu si Lali Eri janë ose në arrati, paraburgim ose në burg. Ajo nënvizoi që ato që nuk punojnë për shqiçptarëve por për të pasuruar familjet, miqtë dhe biznesmenët e kanë fatin e tyre në burg.
“Dita e sotme është vetëm fillimi ku do të shihni Sali Berishën në krahë të zyrtarëve amerikanë, Sali Berishën duke përfaqësuar Shqipërinë në të gjithë forumet më të larta dhe duke lartësuar emrin e vendit.
Një nga një të gjithë yjet tuaj, të gjithë ata që i kishit më afër kryeministrit, ose zëvendësues siç kishit Lali Erin tashmë janë ose në arrati, ose në paraburgim ose në burgim. Ky është fati i atyre që nuk punojnë për shqiptarët, që punojnë për të pasuruar familjen, miqtë dhe biznesmenët e tyre. Fati i atyre qe marrin mallkimet e nënave shqiptare teksa përcjellin fëmijët e tyre në rrugët e mërgimit.
Berisha përputhet 100% me programin e presidentit Trump. Tha dikush që këtu nuk është radhë qumështi, apo kosi, këtu është radha e shqiptarëve për të fituar. Mjaftoi radha e oligarkëve tuaj. Tani është radha e shqiptarëve për të fituar me dinjitet.”, tha Zhupa.