-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha prezanton Christopher LaCivita: Ja pse do drejtojë fushatën e fitores së PD-së

Kryesoret

Kreu i PD, Sali Berisha, ka prezantuar Christopher LaCivita, një nga arkitektët e fushatës së Donald Trump, i cili do të drejtojë fushatën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë prezantimit, Berisha tha se kjo ishte një ditë e rëndësishme jo vetëm për PD-në, por edhe për të ardhmen e Shqipërisë, duke theksuar kundërshtimin ndaj influencës së majtës radikale dhe ndërhyrjes së figura të tillë si Soros dhe Blinken në politikën shqiptare.

Sot është një ditë e madhe jo vetëm për PD dhe opozitën, por edhe për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj. Këtu jam para jush me zotin Christopher LaCivita kryetarin e komitetit republikan dhe bashkëkryetarin, e fushatës së rikthimit me votën e lirë të Presidentit Donald Trump.

Koalicioni ynë ka zgjedhur, është i nderuar që ky arkitekt i fushatës së Trump të drejtojë fushatën e datës 11 maj.

E vërteta është se PD dhe opozita shqiptare si dhe Shqipëria ishin vendi i dytë pas SHBA në të cilën e majta radikale sorosiane, armiku Soros dhe Kukulla e tij Blinken, shefi i gënjeshtarëve, këta bënë në Shqipëri eksperimente tragjike. Bënë gjithçka për zhdukjen e opozitës dhe instaluan monizmin”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit