-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha ankohet tek gjermani: Shqipëria, gropë e zezë!

Kryesoret

Kreu i PD, Sali Berisha pas takimit me Christian Forneck, këshilltar për politikën e jashtme dhe të sigurisë pranë grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun gjerman komentoi ecurinë e procesit të integrimit dhe aksionin kundër call center-ave.

“Klanet e drogës drejtohen na Rama. Ramë dakord që të intensifikojmë bashkëpunimin në interes të vendit për BE. Ky duhet të jetë një proces i bazuar në meritë, që është interesi absolut i qytetarëve shqiptarë. Është interesi absolut i BE.

Një Shqipëri epiqendër operacionale e organizatave kriminale të rajonit dhe botës, siç cilësohet nga disa raporte të DASH, është rrezik real për paqe në rajon dhe më gjerë. Integrimi duhet të jetë një proces i bazuar në meritë. Edi Rama është garant dhe udhëheqës kryesor i klaneve të drogës. Ishte diskutim i frytshëm.

Bundestagu ka ndjekur në mënyrë serioze dhe dashamirëse procesin e integrimit të Shqipërisë dhe rajonit në BE. Edhe në kohët e skepticizmit, ky institucion insistoi që procesi të vijojë i bazuar në meritë.

Çdo javë një vend europian vjen për të arrestuar kriminelë në call center. Sepse të gjithë CC janë në patronazh nga shteti, Olsi Rama, Armand Josifi që i drejton nga Dubai etj. Po e shndërrojnë Shqipërinë në një gropë të zezë të turpshme të vjedhjes së pensionistëve të atyre vendeve që i kanë dhënë miliarda Shqipërisë” tha ai.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit