Christopher LaCivita, i cili ka drejtuar fushatën elektorale të Presidentit të SHBA, Donald Trump, është emëruar konsulent politik i Partisë Demokratike të Shqipërisë për zgjedhjet e 11 majit.
Ai do të punojë ngushtë me Sali Berishën dhe sot do të prezantohet në një konferencë në Tiranë.