-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haradinaj përjashton koalicionin me Kurtin: Gati për bashkëpunim me opozitën

Kryesoret

Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me Albin Kurtin.

Në një konferencë për media, Haradinaj theksoi gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me partitë opozitare për të krijuar shumicën e nevojshme.

Ai e konsideroi rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit si një ruajtje të besimit dhe shprehu dëshirën për të ndihmuar një qeveri të opozitës, por jo me Kurtin.

“Ne kemi ruajtur një votë që kishim, në totalin e kësaj vote jemi diku 70 mijë kur të përmbyllet ky proces, nëntë deputet edhe pse jemi në koalicion. Nuk është një rritje por është një ruajtje e besimit që kishim në të kaluarën. Është në nderin tim që të ndihmojë një qeveri të opozitës, asnjëherë me z. Kurti.

Me kënaqësi do të bashkëpunonim me subjektet politike opozitare shqiptare për të krijuar shumicën edhe që është e mundshme realisht nëse kemi këtë gatishmëri. Jemi të gatshëm për këtë. Pa asnjë kusht. Nuk kërkojmë asnjë kusht që pengon të ecim përpara”, ka thënë Haradinaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit