Policia e Vlorës ka arrestuar një 17-vjeçar në aksin rrugor “Fier-Vlorë”. Gjatë kontrollit në bagazhin e makinës së një takise mes sendeve personale u gjet një armë zjari automatike dhe dy krehra.
Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe 19-vjeçari E.Gj., banues në Fier, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me 17-vjeçarin, për të siguruar armën e zjarrit, me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. Gj., u gjet një krehër arme, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit (pushkë automatike) dhe dy krehrit që transportonte 17-vjeçari.
Ndërkohë po vijon puna për kapjen e shtetasit E. Gj. dhe për dokumentimin e plotë të rastit. Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.