Biznesmeni Gentian Sula ka apeluar vendimin e mëparshëm të SPAK në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me sekuestrimin e celularit të tij.
GJKKO ka nisur seancën gjyqësore ku Sula kërkon rikthimin e telefonit, të cilin ia sekuestroi SPAK gjatë hetimeve për dyshimet për korrupsion.
Sula nuk ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore, por është përfaqësuar nga avokati i tij. Ai ka kërkuar nga gjykata rrëzimin e vendimit për sekuestrimin e celularit.