Në emision 5 pyetjet nga Babaramo u diskutua për zgjedhjet e Kosovës. Gazetarja Esmeralda Mulaj tha se nuk e di kush do të bëjë koalicion me Albin Kurtin.
“Kam përshtypjen që është pak e vështirë pasi edhe votat duhet të shpërndahen. Me këtë rezultat VV nuk e bën qeverinë pasi diuhet të ketë 60% të votave. Aty janë të gjitha të mundura Vv mund të bëjë qeverinë lëvizjen demokratike, formulat janë për ta bërë por kush është i gatshëm të bëjë koalicion me Kurtin. E para nëse të gjitha votat do ti marrë lëvizja serbe apo dikush tjetër. Pastaj sfida është pas një viti për zgjiedhjen e presidentit. Votat për presidenten i bëri LDK.”, tha gazetarja.









