Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “18 Shtatori”, pranë Universitetit të Gjirokastrës.
Si pasojë e flakëve dhe tymit, dy të moshuar kanë mbetur të asfiksuar. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një bombol gazi.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërrituar forcta zjarrfikëse të cilat kanë vënë nën kontroll situatën si dhe kanë shpëtuar banorët. Ndërsa autoritete po hetojnë rrethanat e ngjarjes.