Pasditen e djeshme një 15-vjreçar i ka dhënë fund jetës së saj duke u vetëvarur në banesën e saj. Babai i 15-vjeçares e ka zbuluar dhe njoftuar ambulancën por ishte e pamundur pasi ajo kishte ndërruar jetë.
Mjekët konstatuan në sendet personale të 15-vjreçares një letër të shkruar në anglisht dhe pa datë. Aty ajo rrëfente dhimbjen dhe izolimin për shkak të bullizimit.
“Pse më bullizojnë mua”, shkruante 15-vjeçarja dhe kjo ka ngritur dyshimet që e kanë dërguzar drejt aktit fatal.
Sipas hetimeve, 15-vjeçarja ishte larguar tre herë nga shkolla gjatë ditës dhe në momentin që babai i saj nuk ishet në shtëpi ka vendosur që ti ajpë fund jetës.
Ndërkohë Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat që mund ta kenë shtyrë të renë drejt vetëvrasjes. Sot, në shenjë zie dhe solidariteti, mësimi në gjimnazin e vajzës është pezulluar, ndërsa familja dhe qytetarët kanë përcjellë të renë për në banesën e fundit.