Policia ka arrestuar një 19-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij 17-vjeçar, pas dyshimeve se kanosën me armë zjarri xhaxhain e tyre, për ta detyruar të tërhiqte kallëzimin ndaj tyre për mashtrim.
Dyshohet se ata kanë kanosur edhe babanë e tyre. Gjatë hetimeve, u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit automatik, kallashnikov, që u përdor për kanosjen.
Hetimet vijojnë për kapjen e 17-vjeçarit dhe sqarimin e plotë të situatës.