Policia e Durrësit ka arrestuar Francesko Selishtën, 31 vjeç, pas dyshimeve se ka kryer katër vjedhje gjatë muajit shkurt.
Ai akuzohet për vjedhje parash në një market më 2 shkurt, si dhe për vjedhje të baterive të automjeteve, veglave të punës dhe një biciklete më 7 shkurt. Pas kallëzimeve për vjedhje në disa banesa dhe subjekte, autoritetet organizuan hetime intensive që çuan në arrestimin e tij.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e rasteve të tjera të mundshme që mund të ketë kryer 31-vjeçari. Materialet janë dërguar në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme.