Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan gjatë një konference për shtyp deklaroi se Izraeli duhet t’i japë fund pushtimit të Gazës dhe të kompensojë dëmet e shkaktuara.
Erdogan theksoi se krijimi i një shteti të pavarur palestinez mbetet “thelbësor”.
Në lidhje me kontributin që vendet e Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindoremund të ofrojnë mbështetje për popullin palestinez, presidenti turk tha:
“Çfarë lloj mbështetjeje mund të japim në aspektin e ndihmës apo të parave? Kjo nuk është diçka që Malajzia apo Turqia mund ta bëjnë të vetme. Por nëse të gjithë anëtarët e ASEAN-it bashkojnë forcat, mendoj se ne mund të bëjmë pjesën tonë.”