Një orë më parë me anë të firmës së Erion Veliajt u delegua Anuela Ristani si kryetare e bashkisë së Tiranës.
Anuela Ristani në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Tiranës për të shënuar 105-vjetorin e shpalljes së kryeqytetit shqiptar tha se nuk e ksihet meduar të ishte në atë podium.
“Na duket sikur jemi në një ëndërr të keqe dhe do të zgjohemi në po atë sallë ku u ndamë dje, ku po bënim listat e detyrave dhe ndanim informacion si çdo të hënë në mëngjes. U lutem kolegëve të mi të bashkohen me mua, të gjithë nënkryetarët e bashkisë. Asnjëri nga ne këtu sot nuk do e kishte menduar se do ishim në podium. Jo 5 po edhe 500 po të ishim nuk do e mbushnim dot boshllëkun që ndjejmë. Në më shumë se një dekadë pune të përditshme, ajo që na ka bashkuar nuk përputhet aspak me imazhin që kemi dëgjuar në 24 orët e fundit. Na duket sikur jemi në një ëndërr të keqe dhe do zgjohemi në po atë sallë ku u ndamë dje ku po bënim listat e detyrave dhe ndanim informacion si cdo të hënë në mëngjes. Por Tirana është më e madhe se ne. Kushdo qofshim ne puna ngelet pas. Kryeministri ka qenë pranë nesh në këto orë të vështira. Do ta marrim sërish ritmin e humbur dhe kjo goditje e befasishme do të na motivojë më shumë”, tha Ristani.