-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Nuk e di nëse Erioni është i pafajshëm

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e 105-vjetorit të Tiranës si kryeqytet u shpreh se kryetari Erion Veliaj mungon.

Rama theksoi se nuk i takon atij ta thotë nëse Veliaj është i pafajshëm apo është fajtor.

“Jemi në një paradoks sepse mungon kryetari i bashkisë i zgjedhur nga çerek mln zgjedhës për të drejtuar kryeqytetin dhe për të realizuar nejç kontratë të tijën dhe të forcës tonë politike me qytetarët e Tiranës. Kontrata është ndërprerë nga dikush që unë personalisht dhe sinqerisht nuk e njoh as me fytyre dhe ndërkohë kur zgjidhet ka një llogari të përditshme. Kush zgjedh që njeriun e zgjedhur ta marri pa gjyq dhe ta mbylli në një dhomë paraburgimi nuk është e qartë për mua, se llogari përpara kujt jep.

Nuk e di dhe nuk më takon mua ta them nëse Erioni është i pafajshëm dhe nëse është fajtor, por unë di që prezumimi i pafajësisë për një njeri të zgjedhur në krye të detyrës është jo thjesht një detyrim ndaj tij si ndaj çdo individi, nga ana e kujt do që ka detyrën të trajtojë çështje që lidhen me drejtësinë, por është detyrim dhe ndaj atyre që e kanë zgjedhur, në mënyrë që të bëhen të dyja edhe puna me kontratën ndaj zgjedhësve edhe puna e drejtësisë.

Për hir të vërtetës ne deri sot kemi zgjedhur të mos kometojmë edhe kur kryetari i Tropojës është marrë nga zyra dhe është mbyllur në shtëpi, në një qytete në skaj të Shqipërisë dhe i është ndaluar të zbatoj kontratën e zgjedhësve sepse mbiu të rëndon një akuzë, por pa gjyq.”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit