-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mori tre vila në Qerret”! Provat që Nesti Angoni çoi në SPAK kundër Veliajt

Kryesoret

Një ditë pas arrestimit kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me avokatin e tij. Nesër në gjykatën e Posaçme do të mbahet seancë në lidhje me vlerësimin e masës së sigurisë” Arrest me burg”, mase e cila u ekzekutua ditën e djeshme nga oficerët e BKH. Për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, GJKKO ka caktuar masën “arrest në shtëpi”. Ndërsa Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje.

Por çfarë thuhet në kallëzimin e Nesti Angonit kundër Erion Veliajt që e çoi në burg?

Në informacionin e përcjellë fillimisht nga shtetasi i vetë-identifikuar si Nesti Angoni, përmenden disa fakte rreth shtetasit Erion Veliaj, me detyrë kryetar i bashkisë Tiranë, të cilat çmohen si kompromentuese për një zyrtar publik.

Këto fakte, lidhen me funksionin e kryetarit të bashkisë si edhe marrëdhënien e këtij të fundit me shtetasin Genti Sula, pronar i shoqërisë tregtare “AGI CONS”.

Sipas kallëzuesit, në kohën që Erion Veliaj u emërua Ministër i Punës, bleu një pasuri të paluatshme-banesë, të ndodhur në bllokun rezidencial “Kodra e Diellit”, në pronësi të Genti Sula.

Pas kësaj, bashkëshortja e këtij të fundit u emërua zv. Ministre tek Ministria ku shtetasi Erion Veliaj ishte titullar.

Më pas, banesa në fjalë është shtuar me një kat dhe për të është ndërtuar një ashensor i veçantë.

Gjithashtu, në këtë kallëzim shpjegohet se që prej asaj kohe marrëdhënia e këtyre dy shtetasve është e pandarë.

Gjithashtu, në informacion përmendet se shtetasi Erion Veliaj aktualisht posedon 3 vila në fshatin Rezidencial në Qerret Kavajë, të ndërtuar nga shoqëria “Agi Kons” e shtetasit Genti Sula.

Një nga këto vila posedohet nga vëllai i shtetasit Erion Veliaj, ndërsa të tretën ky i fundit e ka shembur, ndërkohë që të dyja vilat ekzistuese i ka rikonstruktuar.

Vlera e vilave, sipas kallëzuesit kap shifrën e rreth 500 mijë Eurove.

Ndërsa vilën e tretë, kallëzuesi shpjegon se shtetasi Erion Veliaj e ka rrafshuar, duke shpërdoruar 500.000 Euro me qëllim krijimin e hapësirave shtesë.

Për prishjen e objektit janë shfrytëzuar makineritë e Ujësjellësit Kavajë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit