-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama reagon për arrestimin e Veliajt: E mbyllën pa gjyq dhe lanë Tiranën pa kokë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai e cilësoi ngjarjen si “tejet të madhe” dhe theksoi se Veliaj u mor nga zyra dhe u mbyll në qeli pa gjyq, duke lënë një qytet të tërë pa “kokën” që i kishin vënë mbi shpatulla.

Rama theksoi se, megjithëse mbështet drejtësinë, ai do të shprehte opinione kritike për ndihmën në konsolidimin e saj.

Rama: Marrja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës për ta mbyllur pa gjyq në qeli për të lënë një qytet të tërë pa kokën që i kanë vënë mbi shpatulla, është një ngjarje tejet e madhe që nuk mund ta kaloj me “skam koment”.

Unë nuk do t’i mbaj më për vete opinionet e mija. Në të gjitha rastet që drejtësia do të bëjë punën e saj. Sot opinioni im është ky:

Drejtësia e re ka fituar vetëbesimin e nevojshëm. Mbështetja jonë do të vijojë njëlloj, por nuk ka pse mos shprehim edhe opinionet kritike, që do të ndihmojë edhe më tej konsolidimin e saj.

U bë 5 vite që flasin të tërë para e mbrapsht për këto që bën parakalimin para kamëerave tek stacionin e trenit, dhe vetëm PS forca që qeveris vendin, heshtim.

Heshtja jonë i ka ndihmuar shumë institucionet e drejtësi, deri këtu, por kuptojmë që u mungon kritika kontruktive.

Përballen sot me hosananë e një pjesë të publikut që me zor ka pritur të shohë pushtetarë të lidhur, ose sulme destruktive të asaj pjese të udhëhequr nga bufi i stërplakur dhe kua kua-të.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit