15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Veliaj dhe Ajola po trajtohen si kriminelë edhe fëmija 6 vjeçar u dënua

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, duke e cilësuar procesin si një hetim të çuditshëm. Ai theksoi se institucioni i drejtësisë ka fituar vetëbesim dhe se pas 5 vitesh do të shprehen opinione kritike për këtë çështje.

Rama: Në këtë proces pas 5 vitesh institucionet kanë krijuar një vetëbesim të plotë dhe u ka munguar kritika konstruktive.

I nisur nga një novelë, dorëzuar shkurtin e kaluar në SPAK që ka pjellë një roman 4000 faqe ku prokurorët dhe gjykatësit paraprakë kanë arritur që edhe nënën me fëmijën 6 vjeç ta lënë në Arrest shtëpie kur babanë e kanë çuar në qeli.

Kush e merr dhe e sjell këtë fëmijë nga shkolla, si i jepet për të ngrënë etj.

Kemi pasur edhe raste të tjera ku për 1001 arsye janë trajtuar ndryshe. Mungesa e uniformitetit që merren dhe trajtohen si kriminelët e kriminelëve Veliaj, Xoxe dhe fëmija 6-vjeç, ka një peshë të tillë që nuk duhet folur pa u zbardhur krimet që e paskan lënë Tiranën pa kryetar bashkie, pa gjyq. Flas për krimet e provuara, jo ata nga gojët e ndyra. Më thonë bëhu burrë e jep dorëheqjen. Për çfarë arsye ta jap?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit