Policia e Krujës ka arrestuar një 19-vjeçar dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij 17-vjeçar. 19-vjeçari Fatbardh Mali së bashku me vëllain e tij kërcënuam me kallashnikov xhaxhanë e tyre.
Në atë moment ka ndërhyrë babai i vëllezërve, por dhe ai është kërcënuar me kallashnikov dhe se do të vritej. Sherri mes vëllezërve dhe xhaxhait ka nisur disa ditë më parë.
Ata kanë marrë disa herë shuma parash nëpërmjet mashtrimit gjyshit të tyre duke pretenduar se kanë probleme me disa të tjerë. Në momentin që xhaxhai e ka kuptuar i ka kallëzuar dy vëllezërit në polici.
Kështu ata kanë shkuar në banesën e xhaxhait të tyre dhe e ka kërcënuar me kallashnikov dhe do ta vrisnin nëse nuk tërhiqte kallëzimin. Ndërkohë vijon puna për kapjen e 17-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.