Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se nëse Donald Trump do të tërheq mbështetjen e SHBA për Ukrainë atëherë Evropa nuk do të jetë në gjendje të përmbushë nevojat.
Gjatë një interviste në mediat lokale, Zelensky ka shprehur se garancitë e sigurisë pa Amerikën nuk janë reale.
“Ka zëra që thonë se Evropa mund të sigurojë garanci sigurie pa amerikanët, dhe unë them gjithmonë jo. Garancitë e sigurisë pa Amerikën nuk janë garanci reale”, tha ai.
Zelensky deklaroi se ishte gati për të negociuar dhe se do të ofronte kontrata rindërtimi fitimprurës dhe koncensione investimi për kompanitë amerikane.
“Ata që po na ndihmojnë për të shpëtuar Ukrainën do të kenë mundësinë ta rinovojnë atë, me bizneset e tyre së bashku me bizneset ukrainase. Ne jemi të gatshëm të flasim për të gjitha këto në detaje,” shtoi ai.