Ditën e sotme prej 6 orësh u zhvillua seanca në Gjykatën e Posaçme ndaj caktimit të masave të sigurisë së Erion Veliajt, Ajola Xoxës dhe 6 biznesmenëve.
Avokatët e tyre mbrojtës kanë kërkuar që Veliaj të lirohet me garanci pasurore dhe Ajola Xoxa të ketë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Dëshmitë e dhëna në seancë në Gjykatën e Posaçme të Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxës janë zbardhur.
“Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar, unë një kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës, kam bërë detyrë time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të diele edhe për festa kam punuar.
Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot. Vila në Qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës sim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes.”, ka dëshmuar Veliaj në GJKKO.
Ndërsa prokurori ka thënë që “Të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale, buzëkuq dhe bizhuteri.”