Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar, R.S., i cili trafikonte kanabis me vlerë 40 mijë euro nga Tajlanda në Shqipëri nëpërmjet shërbimit postar.
Gjatë operacionit “Destinacioni 4”, u sekuestruan 2 kilogramë kanabis me përqindje të lartë THC, shuma parash, celularë dhe prova të tjera.
Hetimet vazhdojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë.